Sasitë e përshtatshme të vitaminës D parandalojnë rritjen dhe shpërndarjen e baktereve që ju sëmurin.
Një njeri ka nevojë për 15 mikrogramë vitaminë D në ditë.
Ushqimet ku mund ta gjeni:
Vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bulmetit, drithërat e pasuruar.
Vitamina E
Luan rolin e antioksidantëve në organizëm dhe shërben si antibiotik kundër radikaleve të lira.
Nëse keni nivele të ulëta të vitaminës E në gjak, atëherë sistemi imunitar do të jetë i dobësuar dhe ju, një shënjestër e lehtë për sëmundjet.
Doza e rekomanduar ditore e vitaminës E është 15 miligramë.
Ushqimet ku mund ta gjeni:
Drithërat e pasuruar, farat e lulediellit, bajamet, gjalpi i kikirikut.
Përpiquni të merrni sa më shumë vitamina nëpërmjet ushqimeve dhe suplementëve që të kapërceni me sukses këtë stinë të ashpër gripi dhe virozash./AgroWeb