Bashkësia islame shqiptare ka njoftuar se në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë së Kantonit të Cyrihut dhe po ashtu të VIOZ, e cila është organizatore, vaksinimi do të bëhet në dy xhami të Cyrihut, shkruan albinfo.ch.
Anëtarët kanë mundësinë të vaksinohen në xhami, pa regjistrim paraprak në vend.
Data për burrat: Të premten, më 12 nëntor 2021, mund të vaksinohen nga ora 17:00 deri në orën 20:00.
Data për gratë: Të dielën, më 14 nëntor, nga ora 17:00 – 20:00.
