Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka përfshirë në rrjetin e rrugëve nacionale edhe disa nga rrugët ekzistuese që nuk hynin në këtë kategori. Në këtë mënyrë është shtuar rrjeti i këtyre rrugëve për 400 kilometra të tjerë.
Për të mirëmbajtur këto rrugë dhe për të financuar edhe ndërtimin e rrugëve tjera, Qeveria Federale kishte planifikuar të rriste çmimin e vinjetës për autostradë nga 40 në 100 franga. Por, parlamentarët e kanë hedhur poshtë atë propozim, duke marrë vendim që çmimi i vinjetës të bëhet 70 franga.
Minstrja Doris Leuthard ka deklaruar me këtë rast se ky vendim ka ndikim të drejtpërdrejtë në projektet e gatshme për ndërtim si autostrada në Zürcher Oberland dhe unazat në Le Locle dhe La Chaux-de-Fonds.