Një person ka humbur jetën në Skenderaj, pasi raportohet se ishte djegur në veturën e tij.
Ish-kryetari i Komunës, Sami Lushtaku, ka thënë se viktima është veterani i luftës, Ilir Zeqiri, nga Kopiliqi i Epërm i Skënderajt, përcjell albinfo.ch.
“Ai ishte veteran i luftës dhe vëlla i dëshmorit Gazmend Zeqiri. Për shumë vite punoi ndershëm për ta siguruar bukën e gojës për familjen e tij. Pres nga organet e rendit që plotësisht të sqarojnë rrethanat e vdekjes. Ngushëllimet më të sinqerta nga ana ime për familjen Zeqiri”, ka shkruar Lushtaku.
Ndërkaq, policia ka thënë se po vazhdon hetimet derisa trupi i viktimës me urdhër të prokurorisë, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.