Së fundi mediat nga Shqipëria kanë bërë të ditur se ka ndërruar jetë 20-vjeçarja, e cila ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, pas tërmetit të 26 nëntorit, duke e çuar në 51 bilancin e viktimave.
20-vjeçarja është viktima e parë që shënohet në kryeqytetin e Shqipërisë nga tërmeti shkatërrimtar.
Burime nga Spitali i Traumës konfirmuan për ‘BalkanWeb’ se 20-vjeçarja nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve të marra, ndërsa transporti i saj jashtë shtetit ishte i pamundur, përcjell albinfo.ch.