Ambasada e Kosovës në Slloveni ka bërë të ditur se atje procesi i votimit ka filluar me kohë në orën 07:00, përcjell albinfo.ch.
Në njoftimin e lëshuar në Facebook, janë ftuar të gjithë kosovarët që jetojnë dhe veprojnë atje të dalin të votojnë.
“Saktësisht në orën 07:00, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Lubjanë, Slloveni është hapur procesi i votimit!”
“Ftojmë të gjithë votuesit që paraprakisht suksesshëm janë regjistruar të votojnë në ambasadë, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre deri në ora 19:00!”, thuhet në njoftim.