Edhe kjo e shtunë ka regjistruar një rekord rastesh të reja me koronavirus në Shqipëri, por një trend rënës krahasuar me një ditë më parë.
Siç bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë raportuar pesë viktima dhe 273 raste të reja në 1 mijë e 289 testime të kryera.
Ndërkohë numri i të shëruarve është gjysma e një dite më parë. Janë 44 qytetarë që e kanë fituar betejën me koronavirusin, duke e çuar në 10 mijë e 1 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Gjithsej 16 mijë e 774 persona janë infektuar me koronavirus në Shqipëri, prej të cilëve 448 kanë vdekur, ndërsa 6 mijë e 325 janë raste aktive.