Real Madrid ka mundur Arsenalin në ndeshjen miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Mbretërit” e nisën shumë keq pas pësuan dy gola shumë të shpejtë.
Lacazette në minutën e 10 nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, një penallti e fituar pas prekjes së topit me dorë nga Naco, i cili u ndëshkua me karton të kuë, derisa Arsenali më pas shënoi edhe golin e dytë me Aubameyang, përcjell albinfo.ch.
Sidoqoftë, madrilenët këndellen në pjesën e dytë, duke barazuar me Bale dhe Asensio, derisa Sokratis i londinezëve u ndëshkua me të kuq.
Në penallti triumfuan mbretërit, duke mundur Arsenalin në këtë miqësore.
Granit Xhaka, Monreal, Burton ishin lojtarët që gabuan për Arsenalin.
Xhaka e nisi ndeshjen nga fillimi, duke bërë një paraqitje shumë të mirë.
https://www.youtube.com/watch?v=kgk21gVn3Xc