Futbollisti nga Kosova, Edon Zhegrova ka zhvilluar një ndeshje fantastike kundër Luzernit, ku Baseli shënoi fitore si mysafir me rezultat 3:4, shkruan albinfo.ch.
Zhegrova realizoi në minutat 18-të dhe 22-të, teksa rezultat ishte i barabartë 1:1. Me këto dy gola, 22-vjeçari arrin në kuotën e katër golave me Baselin në këtë sezon të Superligës së Zvicrës.
Pas kësaj fitore, Baseli tani ka 39 pikë dhe renditet i treti, kurse Zurichi i teti me 32 pikë.