Ditën e enjte rajoni Queensland në Australi u përfshi nga një stuhi e tmerrshme breshëri.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se madhësia e breshrit ishte sa një top golfi.
Fiona Simpson ishte duke udhëtuar me nënën dhe foshnjën e saj në makinë kur shpërtheu stuhia, shkruan “Gazeta monitor”.
Breshëri ishte aq i fortë sa theu xhamat e makinës. Instinkti i parë i Fionës ishte të mbronte fëmijën e saj ndaj ajo e mbuloi me trup vajzën e vogël derisa stuhia mbaroi dhe shkuan në një vend të sigurt, përcjell albinfo.ch.
Pasojat janë të dukshme në trupin e Fionës…
Ajo i ndau fotot me të gjithë ndjekësit e saj në Facebook duke u bërë thirrje të gjithëve që të mos dalin asnjëherë jashtë aq më tepër me fëmijë në rastet kur ka stuhi të tilla.
Sakaq organizata RACQ i ka dhuruar nënës heroine një veturë të re.