Një rrufe ka goditur një veturë teksa ajo po ecte në autostradë.
Videoja që u bë virale në rrjet është filmuar nga një shofer që ndodhej pas veturës.
Ngjarja ndodhi në Novosibirsk të Siberisë, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Galina Ershova po drejtonte veturën përgjatë autostradës Berdskoye, ndërsa kamera e saj regjistroi një goditje të dyfishtë të rrufesë.
“Unë u verbova për një sekondë, kapa timonin si e vdekur. Ndodhi kaq shpejt”, tha ajo.
Kjo shkaktoi shumë frikë tek drejtuesja e mjetit dhe tek ato që e panë live skenën.
Pas një kontrolli të mëtejshëm rezultoi se vetura kishte marrë dëmtime në xhamat e saj, por fatmirësisht nuk kishte asnjë shqetësim në shëndetin e shoferes.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=32&v=ud9R5uqdcaY