Sot ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha, së bashku me familjen e tij është shpallur “non-grata” në SHBA.
Lajmin e ka dhënë Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, përmes një postimi në Twitter.
Mirëpo a ka pasur informacion kryeministri aktual, Edi Rama, lidhur me këtë lajm. Jo tani, por dhe vite më parë? Në vitin 2019, në një seancë parlamentare, nga foltorja e Kuvendit, Rama i drejtohet Berishës duke e pyetur: Sali ti e kapërcen dot oqeanin me DASH?
Berisha nuk dëgjohet teksa i kthen përgjigje, por kuptohet se i thotë: ‘Sa herë të due’.