Për shkak të sjelljes së papranueshme, punonjësi u pezullua menjëherë.
Të hënën në mbrëmje qarkulloi në mediat sociale, një video që dokumentonte një sjellje të papranueshme të një polici të qytetit të Winterthur-it.
Incidenti ka ndodhur pasditen e 8 shtatorit 2019 në një pjesë të autostradës në kantonin e Cyrihut, përcjell albinfo.ch.
Polici kishte shqetësuar një pasagjer që ishte me vajzën e tij, e cila për shkak të frikës filloi të qante.
Sidoqoftë, Komanda e policisë së qytetit të Winterthur-it mësoi vetëm mbrëmjen e djeshme në mediat sociale dhe platformat në internet.
Polici në fjalë nuk ishte në detyrë në kohën e incidentit, shkruajnë mediat zvicerane.
Si rezultat i videos, Policia Kantonale e Cyrihut është e detyruar të hetojë punonjësin. Ai u suspendua.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=268&v=NROjdFLovcE