Kështu është shprehur presidenti i Volkswagen, Hans-Dieter Poetsch, sipas të cilit automjetet e së ardhmes do të jenë shumë të shtrenjta.
Prodhuesi i veturave gjermane është ende duke u përballur me skandalin e vitit 2015 mbi mashtrimin e testeve të emetimit të karbonit dhe ka nevojë për ngritjen e prodhimit të automjeteve elektrike për të përmbushur objektivat e ashpra evropiane.
“Niveli aktual i çmimeve nuk mund të qëndrojë nëse këto vetura janë të pajisura me motorë elektrikë. Prandaj, kjo do të sjellë në mënyrë të pashmangshme rritjen e ndjeshme të çmimeve në segmentin e veturave të vogla”, tha Poetsch për gazetën “Welt am Sonntag”.
Poetsch iu referua objektiva më të ashpra se sa pritej të Bashkimit Evropian për të ulur emetimin e diokisdit të karbonit në 37.5 për qind deri në vitin 2030, përcjell albinfo.ch.
Volkswagen deklaroi muajin e kaluar se mund t’i duhet që në dhjetor t’i rrisë planet për prodhimin masiv të automjeteve elektrike për të përmbushur objektivat e BE-së.
VW po planifikon të shpenzojë pothuajse 44 miliardë euro për prodhimin e veturave elektrike, veturave autonome dhe shërbimeve të tjera të reja deri në vitin 2023.