Bugatti deklaron se është prodhuesi i parë i automjeteve që sjell në treg një veturë e cila kalon 300 km/h.
Do të prodhohen vetëm 30 prej këtyre, çmimi i kësaj veture pritet të kushtojë, 3.9 milionë dollarë, transmeton Scan.
Praktikisht, do të kushtojë rreth 1 milion dollarë më shumë se standardi i Bugatti Chiron, i cili kushton rreth 3.2 milionë dollarë, përcjell albinfo.ch.
Bugatti Chiron Super Sport 300+, do të ketë ngjyrë të zezë, e cila nuk është një bojë e zakonshme, por fibër karboni me disa hije të holla portokalli, por konsumatorët do të mund të porosisin makinën e tyre në çfarëdo lloj ngjyre që të dëshirojnë.
Ky model do të kushtojë shumë herë më pak se modelet e tjera të Bugatti, si Divo, i cili kushton 6 milionë dollarë, dhe Centodieci, i cili kushton 9 milionë dollarë.