Sonte, në Sept Sorce, një lokalitet, 60 kilometra në lindje të Parisit, një automobil ka hyrë në tarracën e një picerie, me ç`rast ka mbytur një vajzë 13 vjeçe dhe dymbëdhjetë persona të tjerë janë lënduar. Katër prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda.
Policia njofton se ngasësi i automjetit është arrestuar, raportojnë mediat franceze. Sipas njohurive të para, ai ka vozitur qëllimisht drejt grumbullit të njerëzve. Megjithatë, sipas policisë, akti nuk duket të ketë prapavijë terroriste.