Deputetë e anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shpallur fitues Shpejtim Bulliqin në Podujevë ende pa u shpallur rezultatet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, përmes një postimi në Facebook, ka uruar për fitoren.
“Nuk besuan, por pësuan me gjithë asfaltin e natës. Urime fitorja në Podujevë”, ka shkruar ai.
Ndërkaq në një konferencë për media, KQZ-ja ka thënë se rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Podujevë e Mitrovicë të Veriut do të shpallen në orën 21:00.
Aktivistë e votues të Vetëvendosje janë duke festuar para selisë së kësaj partie në Podujevë, ndërkaq para zyrave të LDK-së po mbretëron heshtje.