SVP ka dy ministra federalë, është padyshim partia më e fortë, por lë përshtypjen sikur ka fare pak të bëjë me Zvicrën reale. Kështu jo vetëm në fjalimin e Christoph Blocher-it në Takimin në Albisgüetli, por edhe në fletushken më të re „Extrablatt“ të SVP-së të shpërndarë dje në tërë vendin.
Në dorëshkrimin e fjalimit të Albisgüetlie, të cilin nuk e lexoi deri në fund, Blocher gjëmon: „Numri i kërkesave për azil prej 40‘000 ka arritur lartësinë që s’e ka pasur asnjëherë“. Por kjo fjali e tij nuk është e saktë. Në 25 vitet e fundit numri i kërkesave për azil gjatë një viti ishte tri herë më i lartë se 40‘000 . Më 1999, në kohën e Luftës në Kosovë, azil në Zvicër kërkuan 4‘7513 persona.
Por kjo nuk e brengos dikë si Blocher-i. Ende vicepresidenti i partisë është i bindur se „Migrimi na ka sjellur shifrën rekorde të papunësisë prej 3.7%“.. Por edhe me këtë konstatim ai i qeth faktet. Është e vërtetë se shkalla e papunësisë në dhjetor ishte 3.7%, por për rekord nuk mund të flitet. Një dekadë më herët papunësia ishte më e lartë. Kështu për shembull në muajt dhjetor të viteve 2003 deri 2005 shkalla e papunësisë sillej mes 3.8% dhe 4.1%. Ishte kjo pikërisht koha kur Blocher ishte në Këshillin Federal dhe kur shumicën qeverisës e kishte SVP-FDP. Më 1996 shkalla e papunësisë ishte 9,6%.
Ekstra-fletushka e SVP-së „Extrablatt“ i përgjigjet kësaj krize të retorikës dhe shkuarjes në mënyrë liberale me faktet. Temë kryesor e saj është kriminaliteti i të huajve. „Shumica e krimeve bëhen nga të huajt“, shkruan shefi i SVP-së, Tonni Brunner. „Këtu mund të ndihmojë vetëm jetësimi i iniciativës për dëbim“. Si dëshmi prezentohen një sërë statistikash dhe grafikësh me ngjyrëra.
Një nga to tregon se 73% e të burgosurve janë të huaj. Kjo është goxha mashtruese, thotë Ben Jann, profesor i sociologjisë në Universitetin e Bernës. „Përqindja e të huajve në burgje është 73%, sepse aty përfshihen edhe tursitët e paligjshëm. Një shtrembërim i qartë“.
Turistët e paligjshëm nuk janë fare pjesë e popullsisë së Zvicrës dhe , veç kësaj, një pjesë e mirë e të burgosurve të huaj nuk janë ende të dënuar. Jan: „Nëse hiqet numri i turistëve të paligjshëm nga numri i përgjithshëm i të burgosurve, raporti mes të huajve dhe zviceranëve në burgje duken më i balancuar“.
Përshtpjelënës është edhe grafiku sipas të cilit të papunët, shfrytëzuesit e ndihmave sociale, pensionistët invalidorë paraqesin një përqindje më të lartë sesa pjesëmarrja e tyre në popullsinë e përgjithshme. Ajo që mungon në grafikun e SVP-së është se edhe shkalla e varfërisë së të huajve është dyfish më e lartë sesa te zviceranët.
Disa shifra edhe s’ka pasur nevojë fare të manipulohen . Disa- dhe këtë e din SVP- thjesht mund të fshihen.
Përkthimi nga Blick: Nexhmedin Gerguri