Një sondazh i bërë me 20 ndërmarrjet e radhitura më së larti në bursat e Zvicrës, ka pasur si qëllim të nxjerrë të vërtetën nëse ato financojnë partitë politike.
Vetëm pesë nga ndërmarrjet janë përgjigjur me po. Ato janë: Holcim, Nestle, Novartis, Roche dhe Zürich Financial Services. Por as këto ndërmarrje nuk kanë dhënë shumat e sakta të donacioneve që japin si dhe as emrat e partive të cilat i financojnë.
Shumica e 20 ndërmarrjeve të anketuara nuk i janë përgjigjur pyetjes, nëse ato janë të gatshme të bëjnë publike donacionet për partitë politike.
Sondazhin e ka kryer grupi aksionar Actares.