Sipas një sondazhi të fundit, shumica e evropianëve perëndimorë mbështesin të paktën disa kufizime sa i takon veshjes së grave myslimane, raporton “Radio Evropa e Lirë”, në bazë të një grafike të paraqitur.
Njerëzit thonë se duhet të ketë disa kufizime për veshjeve e grave myslimane, përcjell albinfo.ch.
Në Zvicër 79 % e të anketuarve kanë dhënë se duhet të ketë disa kufizime, në Gjermani 75 %, kurse në Austri 77 %.
Në Holandë 81 % janë shprehur se duhet të ketë kufizime, derisa në Portugali 44 %. Në shtetet skandinave si Suedi përqindja ishte 49 %, Finlanda 53 % dhe Danimarka 61 %.
