Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka reaguar, duke thënë se Shesheli e ka provokuar sërish Kosovën.
“Krimineli i luftës, Vojsllav Sheshel, me gjuhën e tij tipike të urrejtjes dhe me kërcënimin e luftës ka provokuar sërish Kosovën, duke bërë thirrje për agresion ushtrak ndaj sovranitetit tonë. Shesheli dhe paramilitarët që e kanë ndjekur, e kanë treguar botërisht mungesën e burrërisë në luftë, sepse nuk kanë guxuar të ballafaqohen me ne luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por kanë masakruar civilë të paarmatosur, gra pleq e fëmijë të pafajshëm”, ka shkruar Veseli.
Veseli ka përsëritur edhe se Kosova ka fituar lirinë e saj.
“Ky fosil i shovinizmit të shekullit të kaluar dhe propagandues i iluzioneve të dështuara për Serbi të Madhe, duhet ta kuptojë që koha e tij ka perënduar moti dhe se liria e Kosovës e fituar 20 vjet më parë është e pakthyeshme”, deklaron ai.