Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ritheksuar se ngjarjet e fundit, sikur ajo e dëbimit të qytetarëve turq nuk do të përsëriten asnjëherë, por ka premtuar hetim deri në fund.
Veseli ka thënë se në rast se ministri i Punëve të Brendshme do të ishte nga partia e tij, do ta shkarkonte menjëherë.
Në një intervistë për KosovaPress, kreu i legjislativit thotë të jetë ndier i turpëruar me mënyrën e arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq, përcjell albinfo.ch.