Kompania “Veridos” do të vazhdojë që edhe për pesë vjet të furnizojë me pasaportë biometrikë, shkruan ‘planetbiometrics.com’.
Kjo kompani ka ofruar edhe sistem për personalizimin e pasaportave edhe tri vitet e fundit dhe do të vazhdojë.
Sipas ‘planetbiometrics.com’, Veridos do të jetë përgjegjëse edhe për menaxhimin e të dhënave dhe mirëmbajtjen e softwareve e pajisjeve hardwarike, përcjell albinfo.ch.
Pasaportat e Kosovës kanë qenë dokumentet e para të identifikimit në Evropë me funksionin Supplemental Access Control.
“Kemi qenë të nderuar të jemi pjesë e një procesi që lejoi qytetarët e Kosovës për të përmbushur kriteret teknike për pasaportat biometrik për të udhëtuar pa viza në zonën Schengen”, ka thënë Labinot Çarreti, zëvendës president i lartë i shitjes në kompani.
Me gjithë këto Kosova ende nuk ka marrë të drejtën që qytetarët e saj të udhëtojnë pa viza, duke mbetur vendi i fundit në Ballkan pa këtë të drejtë.