Në panairin e verës në qytetin piktoresk suedez Västerås u prezantua edhe vera e Kosovës Stone Castle, e cila jo vetëm që mori vëmendje nga të pranishmit, por edhe u pëlqye shumë, shkruan albinfo.ch.
Prezantuesit e verërave të ndryshme botërore dhe vendore, të cilësuar ndryshe edhe si ambasadorë të verës, prezantuan produktet e tyre.
Vera e Kosovës Stone Castle me krenari u prezantua nga ndërmarrësja suedezo-kosovare, Albona Shala – Dardania Wina AB.
