Një video e Granit Xhakës duke e ndalur topin me shpinë në stilin “alla Ronaldinho” gjatë fitores së Arsenalit kundër Norwich City, është bërë virale në rrjetet sociale.
Mesfushori shqiptar luajti 90 minuta të plotë në fitoren e Arsenalit 5:0 kundër Norwichit dhe vëmendjen kryesore e mori për një ndalje të topit tejet të pazakontë në “Carroë Road”, përcjell albinfo.ch.
Xhaka e pranoi një pasim të gjatë nga Bukayo Saka dhe në vend se ta ndalë më gjoks, ai e ktheu shpinën për ta ndalur atë, duke qenë i vetmuar krahun e majtë të mesfushës.
Kjo ka bërë që të shndërrohet në hit në rrjetet sociale, duke e komentuar në mënyra të ndryshme.
Xhaka më herët ishte kapiten i Arsenalit, ndërsa tani është një nga lojtarët kryesor në skuadrën londineze.
Xhaka ????? #NORARS pic.twitter.com/PwB7eRizBc
— 11 on Eleven Podcast (@11onElevenPod) December 26, 2021