Festa e Kupës së Zvicrës nga Baseli, nuk ka zgjatur shumë, pasi një veprim ka shkaktuar shumë polemika.
Baseli fitoi Kupën e Zvicrës, duke mundur në finale Thunin 2:1, ku golin e parë e shënoi Albian Ajeti. Futbollistët më pas festuan para publikut. Kur ishte e Ajetit të dilte në skenë të gjithë brohoritën “A-je-ti”.
Pastaj tifozët kërkojnë që t’i bashkohet në festën e tyre me fishekzjarre. Edhe shoku e tij e Stocker e sfidon, shkruan ‘Blick’.
Ajeti para shefit të sigurisë së Baselit, Beat Meier, pyet disa herë si duhet të ndizet. Shefi i Sigurisë përpiqet të bindë Ajetin që ta hedhë përsëri pishtarin, por pa sukses, përcjell albinfo.ch.
Sigurisht se veprimi i Ajetit, kuptohet pasi ishte disa orë pas ndeshjes, derisa arsyetohet se gjithçka ka nën kontroll.
Por, kjo nuk është hera e parë që një futbollist feston me fishekzjarre në Zvicër.
Futbollisti i YB-së, Christian Fassnacht festoi po kështu me tifozët. Por, ai u dënua nga klubi. Ai më pas kërkoi falje për veprimin që ishte euforik.
Një vit më parë, futbollistët e Zurichut, Adrian Winter dhe Mirlind Kryeziu kishin shpërthyer në festë. Edhe ata ishin dënuar me gjoba.
