Qeveria e Venezuelës njoftoi se do të dëbojë ambasadorin gjerman Danilo Martin Criner për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.
Ambasadorit të Gjermanisë i është dhënë një afat prej 48 orësh për të lënë vendin, transmeton Reuters, përcjell albinfo.ch.
“Venezuela vlerëson se është e papranueshme që një diplomat i huaj të kryejë rol publik të afërt me atë të liderit politik, të harmonizuar me agjendë konspirative të sektorëve ekstremistë të opozitës në Venezuelë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.
Besohet se dëbimi i ambasadorin gjerman vjen pasi që ai ka përkrahur presidentin e vetëshpallur Guaido.