Mediat në Shqipëri kanë bërë të ditur se në qendër të qytetit të Lushnjës është vendosur shtatorja e këngëtares së madhe shqiptare.
Qytetarët e adhuruesit e këngëtares kanë qenë të pranishëm në vendosjen e shtatores, një shtatore kjo që shfaq një nga momentet më të bukura të këngëtares, momenti kur ajo me kitarë këndonte ”Moj e bukura Arbëri”.
Shtatorja është punuar nga skulptori Arben Bajo, ndërsa ky event u përcoll me këngë nga këngëtarë të njohur shqiptarë, si Irma dhe Eranda Libohova, Sidrit Bejleri, Orgesa Zaimi e të tjerë.
Vendosja e shtatores së këngëtares nuk është bërë rastësisht këtë muaj dhe këtë vit, pasiqë përkon me organizimet e rastit të 100-vjetorit të Kongresit të Lushnjës, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.

