Granit Xhaka ka zhvilluar një ndeshje fantastike përballë Manchester Unitedit në derbin anglez.
Ai tregoi sa i rëndësishëm është për skuadrën londineze, derisa është duartrokitur nga tifozët e Arsenalit, përcjell albinfo.ch.
Kështu u ‘rikthye dashuria’ mes Xhakës dhe tifozëve. Ylli shqiptar ka edhe besimin e trajnerit të ri, Mikael Arteta, i cili e ka bindur të qëndrojë.
“Unë kisha një bisedë me të dhe doja që ai t’i kuptonte ndjenjat e tij”, është shprehur trajneri i Arsenalit.
“Mendoj se ai mund të jetë lojtar shumë i rëndësishëm për klubin tonë”, ka shtuar tutje trajneri spanjoll.