Kartoni i gjelbër do t’i bashkëngjitet sigurimit gjatë regjistrimit të automjeteve. Një gjë e tillë pritet të bëhet e obligueshme me hyrjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Por në mënyrë që të ndodh kjo së pari duhet të liberalizohet tregu i sigurimeve.
Nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve thonë se industria maqedonase e sigurimeve mund ta përfshijë këtë risi, por Qeveria e Maqedonisë duhet të vendosë se kur do të ndodhë një gjë e tillë.
Me këtë, secila kompani e sigurimit vetë do ta formojë çmimin e sigurimit dhe jo Qeveria, që aktualisht dikton çmimin, raporton ‘Alsat’.
Në rajon vetëm në Maqedoni dhe Shqipëri kartoni i gjelbër nuk përfshihet në regjistrimin e automjetit.
Deri në fund të vitit të ardhshëm, si pjesë e programit kombëtar për harmonizim me rregulloren evropiane, Qeveria planifikon të hartojë një ligj të ri mbi sigurimin ku do të zbatohen rregulloret evropiane të sigurimeve.
https://www.youtube.com/watch?v=ixzBmt-UDlg