Është marrë vendim që targat KS të eliminohen tërësisht nga përdorimi, përcjell albinfo.ch.
Sipas vendimit thuhet se deri më datën 14 shtator të këtij viti, asnjë automjet i regjistruar në Republikën e Kosovës nuk do të shihet më me targa KS – ato do të zhduken dhe po zëvendësohen me targa RKS.
Kjo pasi mbaron marrëveshja pesëvjeçare e nënshkruar më 2016 ndërmjet zyrtëve të Kosovë e Serbisë në Bruksel.
Duhet theksuar se marrëveshja e nënshkruar asnjëherë nuk u respektua jo vetëm nga Serbia, e cila nuk lejonte mjetet me targa RKS të lëvizin nëpër Serbi, por as nga Kosova, e cila nuk bëri reciprocitet ndaj shteti fqinj me heqjen e targave serbe gjatë lëvizjes nëpër Kosovë dhe pajisjen me targa letre proba.
Drejtori i Agjencisë së Regjistrimit Civil, Bekim Hoxha, thotë për “Syri.net” se targat KS janë duke u hequr nga automjetet, të cilat po regjistrohen dhe deri më 14 shtator do të hiqen të githa.
Ai tregoi se kjo po bëhet në kudër të marrëveshjes së Brukselit, e cila ka nisur së zbatuari më 14 shtator 2016 dhe e cila përfundon më 14 shtator 2021.
Numri i automjeteve të regjistruara me targa KS kishte kaluar mbi 35 mijë dhe nga 14 shtatori kur u kalon regjistrimi u merren targat KS e u jepen RKS.
Nga ky institucion tregojnë se atuomjeteve KS, të cilave u skandon regjistrimi, u merren targat e vjetra dhe u lëshohen të reja.
Edhe Ministria e Punëve të Brendshme thonë se pronarët e automjeteve në Kosovë obligohen t’i ndërrojnë targat KS me ato RKS.
“Të gjithë pronarët e mjeteve që posedojnë targa KS me rastin e vazhdimit të regjistrimit të mjetit, obligohen që targat KS t’i ndërrojnë me targa RKS, sipas procedurave për vazhdimin e regjistrimit të mjetit dhe duke u bazuar në vendimin Nr.012/2020 të datës 10.01.2020 për caktimin e tarifave”, thuhet në njoftimin e MPB-së.