Është bërë e ditur se Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj”, kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që ka nisur pak më parë.
Në vendimin e 20 dhjetorit 2017 Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro, paga i ishte bërë 2950 euro, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu do të shfuqizohen edhe disa vendime që lidhen me strukturën organizative të Zyrës së Kryeministrit.
Do të bëhet shqyrtimi i propozim vendimit për zgjatjen e ndarjeve buxhetore edhe për muajin mars.
Si pikë e fundit e rendit të ditës është ndarja e mjeteve financiar për dëmet në komunën e Pejës, përcjell albinfo.ch.