Tetë muaj që kur Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, shpalli një luftë kundër bandave; rreth 2% e popullsisë së personave të rritur ose afërsisht 100,000 njerëz tani janë prapa hekurave.
Sipas Tiziano Breda, një ekspert i Amerikës Qendrore në Grupin e Krizave, kjo politikë anti-bandë “grushti i hekurt” duket se po funksionon, pasi edhe numri i vrasjeve në vend ka rënë, shkruan CNN.
Ndërkohë Bukele po gëzon famë që shumë liderë mund të ëndërrojnë – me një vlerësim prej 86% në një studim të tetorit, në 12 vende të Amerikës Latine nga CID Gallup – duke e bërë atë udhëheqësin më popullor në rajon, pavarësisht shkeljeve të pretenduara të të drejtave.