Mes atmosferën e spektaklit të fishekzjarrëve, Tirana ka pritur Vitin e Ri 2019.
Në sheshin “Skënderbej” shumë qytetarë u mblodhën për të festuar nën tingujt e muzikës, të organizuar nga Bashkia e Tiranës.
I pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij.
Me urimin për një vit të mbarë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Tirana është vendi i të gjithëve dhe ëndrra e çdo shqiptari për t’ia dalë mbanë.
Ai shprehu bindjen se edhe për 2019-n, të gjithë bashkë do të kemi një qytet më të mirë.
“Është e rëndësishme të theksohet se nata e ndërrimit të viteve ka qenë një natë pa incidente, kjo ndoshta edhe për faktin e kufizimit të përdorimit të materialeve piroteknike. Po ashtu, ka pasur edhe një prezencë të forcave të policisë për të mbarëvajtur situatën”, ka thënë Veliaj.