Duket se Vedat Muriqi mbetet një nga futbollistët shqiptarë që do të ndryshojë me shumë mundësi skuadër në merkaton e verës. Sipas informacioneve, thuhet se ai pritet të largohet në verë nga skuadra turke Fenerbahçe për të bërë një tjetër hap në karrierë. Emri i fundit që i është shtuar listës së klubeve është Rennes nga Franca, përcjell albinfo.ch.
Gazeta turke “Hurriyet” shkruan se klubi francez po mendon të rrëmbejë sulmuesin, pasi e shohin si të duhurin për sulmin e tyre.
Konkurrenca duket se do të jetë e fortë, pasi futbollisti i përfaqësueses së Kosovës synon një ekip më të mirë, ndërsa Lazio po shënon ende sinjale.