Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, po shkëlqen në Superligën e Turqisë me skuadrën e tij, Çaykur Rizespor.
Ai përfundoi sezonin në Superligën turke si golashënuesi i dytë më i mirë me 17 gola e 8 asistime.
Por, përveç golave, Muriqi ka qenë mjaft i mirë edhe në tjera gjëra brenda fushës.
Sulmuesi kosovar është lojtari që ka arritur të fitojë më së shumti duele në Superligën e Turqisë.
Aplikacioni i statistikave në futboll “Optacan” ka treguar që Muriqi ka arritur të fitojë 287 duele. Pas tij vijnë Douglas(279), N’Sakala(240), Aytaç Kara(232) dhe Trezeguet(232).
Për Muriqin ka pasur shumë spekulime se është afër një kalimi te gjiganti turk, Fenerbache, por edhe mediat në Spanjë kanë shkruar që Real Betis janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit kosovar.