Sulmuesi i Kosovë, Vedat Muriqi, raportohet se ka arritur marrëveshje me skuadrën e madhe turke, Fenerbahçe. Mediat turke raportojnë se marrëveshja është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit të madh turk, përcjell albinfo.ch.
Rizespor ka pranuar ofertën e Fenerbahçes, derisa shumë e interesuar për sulmuesin shtatlartë ishte edhe Galatasaray.
Muriqi gjithashtu ishte i kërkuar në Francë nga Toulouse, por do të vazhdojë karrierën në Turqi, ku edicionin e kaluar shkëlqeu.
Sulmuesi nga Prizreni ka treguar lojëra të mira edhe me Kosovën.