Avokati nga Kosova, Vedat Gashi, është një ndër kandidatët në garën për asamblenë e Nju Jorkut, pasi ka fituar në garën e brendshme të partisë Demokratike amerikane.
Gashi njihet si lobist i madh i çështjes kombëtare në Amerikë. Avokati kosovar ka qenë i angazhuar nga USAID në Kosovë për draftimin e ligjeve të ndryshme kushtetuese. Gashi se bashku me gruan dhe dy fëmijët jeton në Yorktown të Nju Jorkut, përcjell albinfo.ch.
“Gashi është zëri i pavarur që kemi nevojë në një kohë kur komuniteti dhe kombi ynë janë shumë të ndarë”, ka deklaruar Frank Mackay, kryetari i degës së partisë në Nju Jorkut.
Amerikanët sot pritet t’i drejtohen kutive të votimit në garën për nivele të ndryshme të pushtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këto votime në Amerikë do të zgjidhen 35 senatorë dhe 435 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe 36 guvernatorë shtetesh.