Hugh Hefner, themeluesi i gazetës për të rritur “Playboy”, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.
“Playboy Enterprises Inc” ka njoftuar se Hefner vdiq në shtëpinë e tij nga shkaqe natyrale, përcjell Albinfo.
Hefner kishte nisur të botonte gazetën “Playboy” në vitin 1953. Ajo u bë revista më e suksesshme për meshkuj në botë, duke shitur nga shtatë milionë kopje në muaj.
Familja e Hefnerit ka thënë se ai “ishte përkrahës i fjalës së lirë, të drejtave civile dhe lirisë së seksit”.
Revista e Hefnerit ndihmoi botën që të pranonte më lehtë zhveshjen duke e thyer tabunë deri në atë kohë në botë.