Një nënoficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka vdekur të enjten në vendin e tij të punës
Sipas njoftimit të FSK-së, Muhamet Beqiri vdiq si pasojë e një sulmi kardiak, përcjell Albinfo.ch.
“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se nga një sulm kardiak ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshter i parë Muhamet Ramiz Beqiri”, thuhet në njoftim.
“Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve e pjesëtarëve të FSK-së”, thuhet në reagimin e FSK-së”, theksohet tutje.
Më tej, FSK-ja bëri të ditur se për ceremoninë e varrimit të gjithë do të njoftohen me kohë./Albinfo.ch/