Njëri nga këngëtarët më të njohur të plejadës së fundit, Florand Kondi i njohur me emrin artistik si “Dr Flori” ka ndërruar jetë sot në mëngjes në spitalin e Tiranës në moshën 35 vjeçare. Ai vdiq nga shkaqe natyrale, edhe pse mediet dyshojnë se vdekja ka ardhur mbi mbidoza.
Vdekjen e Dr.Florit e kanë pohuar edhe burime nga Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza në Tiranë’. Përdorimi i drogës në sasi të madhe dyshohet se ka qene shkaku që këngëtari ka renë ne kolaps. Megjithatë këtë do ta vërtetojë mjekësia ligjore, pasi që ish-këngëtari gjendet në morg.
Mësohet se “Dr Flori’ ka mbërritur në spital pa shenja jete, ndërsa oë ora 10:30 është vërtetuar vdekja.
I ndjeri ishte anëtari i grupit ‘West Side Family” i cili u bë i njohur me këngën “Ku ka si Tirona’, që u performua krah kryetarit të atëhershëm të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. “West Side Family” arriti të krijonte edhe një sërë këngësh dhe bashkëpunimesh të njohura, por më pas u shpërbë.
Kondi pas vetes ka lënë gruan dhe dy fëmijë.