Të paktën pesë njerëz janë vrarë në një koncert rap në kryeqytetin e Algjerit.
Mijëra persona ishin mbledhur në një stadium në Algiers për të parë reperin Abderraouf Derradji, i njohur më mirë si Soolking, duke performuar kur thuhet se ka shpërthyer një rrëmujë në njërën nga hyrjet.
Njëzet e një njerëz u plagosën dhe u dërguan në spital, thanë burime mjekësore për mediat lokale.
Koncerti pastaj shkoi përpara dhe u mbajt drejtpërdrejt në TV Algjerian.
Sajti vendor i lajmeve TSA raportoi se nga pesë të rinjtë e vrarë, tre ishin meshkuj dhe dy femra.
Gjithashtu në këtë koncert ishte edhe këngëtarja shqiptare Dhurata Dora, e cila ka një bashkëpunim me këngëtarin algjerian dhe performuan këngën “Zemër”.