Ka humbur jetën një zhytës zviceran që synonte të thyente rekordin botëror (të Ginisit) për zhytje në ujë të ftohtë, pa oksigjen. Ai kishte provuar ta bënte këtë nën ujin e ngrirë të liqenit të Davosit. Tragjedia ka ndodhur në momentin kur ai ka dashur të dilte në sipërfaqe por nuk ka mundur të gjente vrimën në akullin e sipërfaqes së liqenit.
Zhytësi 42 vjeç ia kishte dalë të qëndronte dy minuta e 45 sekonda nën ujë pa rezerva oksigjeni. Ai është nxjerrë në sipërfaqe, i dëmtuar rëndë, nga një zhytës tjetër (me oksigjen) por ka ndërruar jetë pak më vonë në spital.
Gara për të vendosur rekord të ri botëror në disiplinën e zhytjes nën ujë të akullt, pa oksigjen, është anuluar.