Policia dyshohen se aktori dhe komiku i njohur Hollywoodian ka bërë vetëvrasje.
Robin Williams është gjetur i vdekur të hënën në shtëpinë e tij në qytetin Tiburn. Hetuesit dyshojnë se ai ka bërë vetëvrasje në litar.
Aktori ka qenë i njohur me filmat “Good Will Hunting”, “Godd Morning Vietnam”, “MRS. Doubtfire” e të tjerë.
Sipas zëdhënëses së tij, Mara Buxbaum, Williams vuante nga depresione të rënda.
Projekti I fundit i Williamsit ishte Filmi serik “The Crazy Ones” me Sarah Michelle Gellar.
Aktori la pas gruan Susan Schneider me të cilën ishte i martuar që nga 2011. Ai nga martesat e mëparshme ka tre fëmijë.