Misioni Paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar për vdekjen e një ushtari.
Në komunikatë bëhet e ditur se ushtari ka vdekur në gjumë, raporton Albinfo.ch.
Tutje në njoftim thuhet se shkaqet e sakta të kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten për t’u konfirmuar akoma.
I ndjeri kishte shërbyer në Ekipin Monitorues Ndërlidhës të Gjilanit.
Për vdekjen e pjesëtarit të KFOR-it ngushëllime ka shprehur edhe komandanti i KFOR-it, gjeneral major Ozkan Ulutash.
“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje tragjike. Mendimet e mia janë me familjarët dhe miqtë e ushtarit të ndjerë. Humbja e tij ndihet në të gjithë komunitetin e KFOR-it. Ne do ta nderojmë kujtimin e tij përmes përkushtimit tonë të palëkundur ndaj misionit të KFOR-it”, tha ai.
Siç bëhet e ditur, familjarët e të ndjerit tashmë e kanë marrë lajmin për vdekjen e ushtarit./Albinfo.ch