Instituti i Shëndetit Publik në Malin e Zi ka njoftuar se në 24 orët e fundit, nga 487 testime të bëra, janë regjistruar 97 raste të reja me Covid-19.
Ndërsa, është bërë e ditur që një person ka humbur jetën si pasojë e infektimit me këtë virus.
“Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit në lidhje me COVID-19 është 31”, thuhet në deklaratën e Institutit të Shëndetit Publik, përcjell albinfo.ch.
Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me koronavirus në Mal të Zi aktualisht është 1991.
Mali i Zi javët e fundit ka shumëfishuar numrin e rasteve, duke u shndërruar nga një vend pa asnjë raste, në një nga vendet më të prekura për nga numri i banorëve.