Ka ndërruar jetë për shkak të koronavirusit aktori i njohur amerikan Mark Blum.
Ylli i ”Crocodile Dundee”, që humbi betejën nga Covid-19, ishte 69-vjeçar dhe thuhet se pati komplikime të rënda shëndetësore, njofton Klan Kosova.
Kolegët e tij artistë ndan mesazhe prekëse me rastin e ndarjes së tij nga jeta.
”Faleminderit Mark për gjithçka që sollët në teatrin tonë dhe teatrot e audiencat në gjithë botën. Do të na mungosh”, thuhet në dedikimin e njërit prej artistëve të teatrit në New York.
Roli më i famshëm i Markut ishte në filmin australian më 1986, përkrah Paul Hogan dhe Linda Kozlowski, përcjell Albinfo.ch.