Një punëtor ka vdekur pasi ka rënë nga një lartësi në vendin e tij të punës.
Ngjarja ka ndodhur saktësisht në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Policia e ka konfirmuar vdekjen duke thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor I cili ka qenë në vendin e ngjarjes.
Policia ka sqaruar se viktima është 45 vjeçari me inicialet M. B.
Sipas policisë ende nuk dihen shkaqet që bënë 45 vjeçarin të bie nga lartësia në vendin e tij të punës, por rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse.