Policia e Shqipërisë njofton se mëngjesin e sotëm një 29-vjeçar është mbytur në një rezervuar në fshatin Krajen në Lezhë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe sipas policisë viktima është 29-vjeçar me iniciale B.L.
“Nga veprimet e kryera, dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për ngjarje aksidentale”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare, përcjell albinfo.ch.