Një i burgosur është gjetur i vdekur të hënën në mëngjes në institucionin korrektues (burgun) “Realta” në Cazis të Kantonit Graubünden, raporton Agjencia e Lajmeve e Zvicrës, SDA
36-vjeçari, shtetas i Maqedonisë së Veriut është zbuluar nga një punonjës i institucionit gjatë një inspektimi të rregullt, ka njoftuar Policia e Kantonit, të martën, transmeton albinfo.ch.
“Shkaku dhe koha e vdekjes janë objekt i hetimit nga policia e kantonit në bashkëpunim me prokurorin publik” është shprehur zëdhënësi i policisë Markus Walser i pyetur nga agjensia e lajmeve Keystone-SDA.
Ai nuk ka dhënë informacione të mëtejshme në lidhje me vdekjen.